Simboli i një zone të re urbane, Kashar, Tirane. | Enea Papa

Projekti “TIME FOR BIKE” Tirana / Albania / 2013

4
4 Love 3,002 Visits Published

Projekti i propozuar nga ana e grupit tonë të punës përbëhet nga katër etapa kryesore të cilat krahas arritjes së objektivit final, shpalosin dhe gjithë linjën filozofike dhe konceptuale të ndërhyrjes. 1. Analiza 2. Objektivat 3. Vizioni 4. Projekti Analiza Idea e projektit të paraqitur nga ana e grupit tonë projektues është kristalizuar përmes njohjes së territorit dhe një vëzhgimi analitik të aspekteve më të rëndësishme territoriale, urbanistike, social-kulturore dhe historike. Nisur nga panorama ekzistuese e komunës, është mjaft evidente ngarkesa e jashtëzakonshme urbanistike që e ka kapluar vitet e fundit. Po ashtu, edhe zona e konkursit është pllakosur nga po e njëjta ngarkesës urbanistike duke u trajtësuar dhe kufizuar tashmë nga ndërtime të larta. Në këto kushte, kanë dal në pah problematika që lidhen direkt me ngarkesën urbane në zonë si funksionimi i infrastrukturës, parkimeve, hapësirave publike etj. Kjo nga një anë ka paralizuar zgjedhjet tona projektuale në lidhje me një imazh urban të krijuar tashmë nga dendësimi i ndërtesave të larta, por nga ana ana tjetër na ka bërë më të përgjegjshëm dhe më radikal duke na vënë në pozicionin e mjekut përballë një territori të sëmurë që në fillimet e zhvillimit të tij. Ndonëse infrastruktura rrugore e kësaj zone është parashikuar në njëfare mënyre në Planin e Përgjithshëm Vendor, për mendimin tonë problem dhe sfidë e madhe do të jetë lidhja e kësaj makro-zone të ndërtuar me kryeqytetin, pasi pikat e kontaktit janë të pakta dhe të papajisura me një strategji të aftë për të absorbuar trafikun në orët e pikut. Kjo lidhje është e rëndësishme për zhvillimin e qëndrueshëm të makrozonave urbane, pasi bën të mundur aksesin në shërbimet e ofruara. Pra, Komuna e Kasharit për të qënë konkuruese në këtë skenë urbane, ku pretendohet se me instrumentat vendor të planifikimit, me bulevardet, parqet, hapesirat publike,shërbimet që do të ofrojë etj, do të arrijë të krijojë një cilësi të mirë mjedisore dhe një niveli të lartë jetese, duhet domosdoshmërisht të krijojë mundësinë për të maksimizuar aksesin me këto shërbime. Në këto kushte, për ne, aksesi në zonë dhe lidhja tërthore me Tiranën është elementi kyç i krijimit të një simbioze ndërmjet komunës së Kasharit dhe Tiranës. Në këtë mënyrë zona e projektit do të fitonte rolin e një përfaqeje ( ang. interface) të re urbane. Pikërisht rreth kësaj teme kyçe grupi ynë i punës do të ngjiz simbolin e kësaj zone. Objektivat a. Përcaktimi i një rrjeti strategjik infrastrukturor (implementimi i skemës ekzistuese) me qëllim rregullimin,optimizimin dhe specializimin e flukseve, minimizimin e konfuzionit në kryqëzime dhe stimulimin e flukseve të këmbësorëve. b. Përcaktimin e një sistemi urban që stimulon transportin me biçikleta c. Krijimin e një nyje shkëmbimi këmbësore/biçikleta/shërbime publike d. Krijimin e një simbolike të re urbane bazuar në manifestin e asaj që një komunë ofron për banorët dhe vizitorët. e. Krijimin e një ore simbolike që shpreh manifestin e ri urban “TIME FOR BIKE” ( Koha për biçikletë”. f. Arredimi urban në linjë dhe në vazhdimësi të dekorit të zonës. Vizioni Vizioni ynë për këtë portë hyrëse që përfaqëson fytyrën e komunës është manifestimi i një sistemi transporti alterativ të bazuar në binomin këmbësor/biçikletë dhe transport publik. Kështu komuna e Kasharit do të imponohet në skenën urbane me një imazh të ri, miqësor ndaj mjedisit. Imazhi i vjeter i një qyteti-fabrikë, që shfaqet ende në logon e Komunës, i zëvendësuar tashmë në periudhën e bumit të ndërtimeve nga imazhi i një betonizimi çmendurak duhet të zëvendësohet me imazhin e një qyteti të shëndoshë nga pikëpamja mjedisore dhe miqësor ndaj biçikletës dhe transportit publik . Në përputhje me këtë vizion, “Ora” e propozuar si objekt kult i këtij konkursi do të kthehet në simbol të një kohe të re për të lëvizur me biçikletë. Që këtu edhe emri i projektit tonë “ TIME FOR BIKE”. Projekti Projekti artikulohet në disa nivele projektuale: infrastruktura rrugore, simbolet urbane, funksionet, detajet etj. Infrastruktura rrugore është rivizatuar dhe saktësuar duke marre parasysh specializimin e flukseve automobilistike dhe reduktimin e konfiuzionit që sjellin 2 rrethrrotullime të njëpasnjëshme dhe një kryqëzim rrugë kryesore-rrugë dytësorë me 90 gradë. Kështu është ruajtur rrethrrotullimi në pjesën perëndimore të zonës së konkursit si dhe dy degëzimet e pjesës lindore. Ato do të përbëhen secila nga dy kalime me të njëjtin sens qarkullimi ku njëra do të lidhet përsëri me rrjetin e brendshëm të kuartalleve të konfiguruara ndërsa tjetra do të rakordohet me rrugën kryesore. Ndryshimi i sensit të qarkullimit, pra lidhja me rrugën kryesore (unazën) është parashikuar të bëhet nëpërmjet dy semaforëve të cilët janë pozicionuar në një distancë relativisht të afërt nga nyja urbane e pjesës perëndimore në dy krahët e unazës së madhe. Kjo do të bëjë të mundur lehtësimin e ngarkesës së trafikut dhe shtimin e sigurisë rrugore sepse evitohet një kryqëzim multidireksional me 90 gradë i cili do të krijonte mjaft vonesa në shkëmbim ndërkohë që kryqëzimet e tjera në dy krahet e tij ndodhen nën kapacitetin e tyre dhe imponojnë detyrimisht pritjen ndonëse ngarkesa e trafikut aty është në nivele më të ulëta. Ky veprim strategjik na sjell avantazhin e krijimit, në hapësirën midis dy degëzimeve të pjesës perëndimore, të një zone të cilën e kemi konceptuar si bartëse të funksioneve të rëndësishme urbane. Këtu, pikërisht në portën hyrëse, qyteti fiton një hapësirë publike të konsiderueshme, të gjallë dhe të përdorshme, pasi nuk shihet vetëm si shesh publik, por eshtë konceptuar edhe si nyje shkembimi apo stacion urban, që ndërvepron cdo ditë me qytetarin. Këtu, projekti parashikon krijimin e një mbulese trekëndore e cila në pjesën e poshtme do të bëhet strehë për stacionin e autobusave apo të tramit si dhe do të mbarti funksione të tjera publike si parkim biçikletash në dy nivele apo biletari, informacion dhe shërbime automatike. Në pjesën e sipërme kjo mbulesë kthehet në hapësirë të gjelbër dhe transformohet në nyje lidhëse të sistemit të pistës ajrore të biçikletave e cila nga një anë realizon lidhjen e dy anëve të rrugës së unazës së madhe me rrethrrotullimin e pjesës perëndimore dhe shëtitoren e Kasharit dhe nga ana tjetër bën të mundur lidhjen e këtij sistemi me trasportet publike. Qartazi, idea jonë konsiston në krijimin e kushteve urbane për stimulimin e një mënyre të kombinuar trasporti me biçikleta dhe mjete publike për lidhjen e komunës me Tiranën dhe zonat përreth. Parkimi i biçikletave është konceptuar të jetë ditor dhe do t’i shërbejë pikërisht kësaj zone metropolitane. Ndërkohë, pista ajrore e biçikletave është konceptuar jo vetëm si protagoniste e skenës urbane në zgjidhjen e problematikave bazë të saj por është kthyer dhe në “lait motivin” e punës tonë. Kjo pistë në aspektin strukturor është pjesërisht e mbështetur dhe pjesërisht e varur. Ajo përbëhet nga elementë modular monodimensional çeliku të cilët inkastrohen në formën e halave të peshkut në boshtin trekëndor i cili mbështetet apo tirantohet sipas një skeme të diktuar nga kërkesat strukturore. Kjo pistë së bashku me sistemin urban që krijon rreth vetes do të jetë për ne simboli i vërtetë i portës hyrëse të Kasharit i cili reflekton në vetvete gjithë kompleksitetin urban të zonës por dhe sfidat dhe përgjigjet projektuale të projektuesve, si parashikues të së ardhmes. Ajo përfundon me zbritjen panoramike harkore në rrethrrotullimin e pjesës perëndimore të zonës së konkursit dhe lidhet më pas me pistën e biçikletave të parashikuara nga plani vendor. Rrethrrotullimi do të kthehet në një minipark mbi kuotën e rrugës, por edhe nën të, i konceptuar si një moment pushimi. Këtu, kalimtari, në ato pak çaste pushimi që i fal jeta e shpejtë moderne metropolitane mund të admirojë gjelbërimin e dizenjuar në rrethrrotullim si dhe nje orë urbane të reduktuar në variantin e saj më elementar e cila është dhe pjesë e kërkesave të konkursit por që në konceptin tonë, me dashje dhe në mënyrë provokatore nuk është bërë protagoniste e skenës urbane. Në historinë e arkitekturës dhe urbanistikës botërore është e vërtetë që orët urbane ashtu si dhe këmbanaret e kishave apo obelisqet etj kanë shënuar që prej së largu qëndrat urbane të mjaft qyteteve edhe Shqiptare por, është gjithashtu e vërtetë se ato në çdo rast kanë qënë fryt i kontekstit shoqëror ekonomik dhe social të epokës kur janë konceptuar dhe ndërtuar. Qytete si Roma, Parisi, Londra por dhe si Durrësi, Tirana e Shkodra kanë simbolet e tyre pa diskutim të admirueshme, ndër to dhe orët urbane. Por, ato janë pjesë e historisë dhe historia as blihet as shitet. Veç kësaj realiteti i sotëm urban aq më tepër ai i një komune si Kashari i ndërtuar me shpejtësi, kaotik dhe pa asnjëlloj identiteti, nuk mund të krijojë apo huazojë që në themel të tij një fallcitet historik. Kjo do të thotë të gënjesh veten, dhe për zonën do të përkthehej si humbje e thellë e dinjitetit urban. Për mendimin tonë kjo zonë e re urbane duhet ta ndërtojë identitetin e saj thjesht nisur nga sfidat e kohës dhe aspiratat për të ardhmen, ashtu siç kanë bërë dhe të parët tanë në kohën kur kanë ndërtuar simbolet e qytetërimit që ne trashëgojmë sot. Ora urbane e konceptuar nga ne, është ora e çiklistëve, e këmbësorëve, ora e një kohe të re. Ajo do të realizohet në planin horizontal të rrethrrotullimit me një thjeshtësi maksimale dhe do të shijohet nga lartësia e pistës për biçikleta apo e sheshit në nivel. Kujdes të veçantë në fazën finale të punës është treguar dhe në elementet e arredimit urban. Rëndësi më të madhe do t’u jepet elementëve natyror të gjelbërimit të cilët duhet të krijojnë hijëzimin e shesheve publike. Hapësira publike në niven 0.00 është parashikuar të jetë një hapësirë e adaptueshme për evente të ndryshme, si ekspozita, panaire, merkata periodike etj. Në të tilla raste ajo mund të kthehet edhe në një vend të mbuluar, falë strukturës prej druri të mbulesës që e mundëson këtë transformim. Një tjetër aspekt i rëndësishëm i mobilimit urban lidhet me ndriçimin e zonës. Hapësira më e madhe publike e hyrjes në zonë, që përbën edhe zonën e stacionit të autobuzave/tramit do të ndriçohet kryesisht përmes një ndriçimi të integruar në objektet aktitekturore dhe ndriçimit në vijën e trotuarit i cili do të jetë në linjë me ndiçimin rrugor të gjithë zonës. Në të kundert, pista e biçiletave do të ndriçohet gjatë gjithë gjatësisë së saj me spote Led në nivelin e dyshemesë. Po ashtu edhe ora urbane do të ndriçohet gjate natës, duke venë në dukje profilin rrethor dhe fushën e stilizuar. Akrepat që shënojnë orën do të përceptohen në negativ, në një sfond të shndritshëm. Për sa i përket vleres së investimit, që nga përllogaritjet tona është rreth 1.6 milion euro e realizueshme ne 3 faza, dhe raportit investim-pëfitim mund të themi se në cdo rast vlera e investimit është e papërfillshme në krahasim me përfitimin që do të sillte një ndërhyrje e tillë. Si cdo investim strategjik, përfitimet nuk jane ato që merren në mënyre të drejtpërdrejtë por jane ato përfitime të cilat arrihen si pasojë e mekanizmit zinxhir që krijohet nga investimi primar. Kështu ky investim përvec përfitimit minimal të drejtpërdrejtë në kuptimin e hapesirave publike dhe te mirëmbajtjes, me mekanizmin zinxhir që krijon arrin të shumëfishoj të ardhurat nëpermjet një zhvillimi të përgjithshem urban. ark. Enea Papa


*English version


The proposed project by our working group consists of four main phases, which, in addition to achieving the final objective, reveal the philosophical and conceptual framework of the intervention: 1. Analysis 2. Objectives 3. Vision 4. Project


Analysis The project idea presented by our design team has crystallized through an understanding of the territory and an analytical examination of the most important territorial, urban, socio-cultural, and historical aspects. Starting from the existing panorama of the municipality, it is quite evident that an extraordinary urban burden has overwhelmed it in recent years. Furthermore, the competition area is also affected by the same urban burden, already saturated with tall buildings. In these conditions, issues related to urban congestion, such as infrastructure, parking, public spaces, etc., have emerged. On one hand, this has limited our design choices in terms of creating a new urban image, as the area is already densely built. On the other hand, it has made us more responsible and radical, placing us in the position of a doctor facing an ailing territory since its early development.


Although the road infrastructure in this area has been somewhat planned in the General Local Plan, we believe that the major challenge will be connecting this macro-zone with the capital city, as contact points are few and lacking a strategy to handle peak-hour traffic. This connection is crucial for the sustainable development of urban macrozones, as it allows access to the services provided. Therefore, for the Municipality of Kashar to be competitive in this urban scene, where it is expected to create a high environmental quality and a high quality of life with local planning instruments, boulevards, parks, public spaces, and services, it must inevitably maximize access to these services. In these conditions, for us, access to the area and the circular connection to Tirana are key elements in creating a symbiosis between the Municipality of Kashar and Tirana. In this way, the project area would assume the role of a new urban interface. This key theme is precisely what our working group will focus on in symbolizing this zone.


Objectives a. Defining a strategic infrastructure network (implementation of the existing scheme) with the aim of regulating, optimizing, and specializing flows, minimizing confusion at intersections, and encouraging pedestrian flows. b. Determining an urban system that promotes bicycle transportation. c. Establishing a pedestrian/bicycle/public services interchange. d. Creating a new urban symbol based on what a municipality offers to residents and visitors. e. Creating a symbolic clock expressing the new urban manifesto "TIME FOR BIKE." f. Urban furnishing in line with the area's decor and continuity.


Vision Our vision for this gateway, representing the face of the municipality, is the manifestation of an alternative transportation system based on the pedestrian/bicycle and public transport duo. Thus, the Municipality of Kashar will be known in the urban scene for a new, environmentally friendly image. The old image of an industrial city, still seen in the Municipality's logo, has now been replaced by an image of overdevelopment. We believe this new image must reflect a healthy city from an environmental perspective, friendly to bicycles and public transport.


In line with this vision, the "Clock" proposed as a cultural object in this competition will be transformed into a symbol of a new era for cycling. Hence, the name of our project, "TIME FOR BIKE."


Project The project is articulated on several design levels: road infrastructure, urban symbols, functions, details, etc. Road infrastructure has been revised and refined, taking into account the specialization of automobile flows and reducing the confusion caused by two consecutive roundabouts and a 90-degree main road-secondary road intersection. The western roundabout within the competition area has been preserved, as well as the two branches of the eastern part. Each branch will consist of two lanes with the same circulation sense. One will reconnect with the internal network of configured blocks, while the other will be connected to the main road. The change in circulation sensitivity, i.e., connection to the main road (ring road), is expected to be achieved through two traffic lights, positioned relatively close to the urban junction in both directions of the large ring. This will facilitate traffic load and increase road safety by avoiding a multi-directional 90-degree intersection, which would cause significant delays during rush hours, while other intersections on its sides are operating below capacity and necessarily lead to waiting, although traffic load there is lower.


This strategic action brings us the advantage of creating a space between the two branches of the western part, which we have conceptualized as a bearer of important urban functions. Here, precisely at the gateway, the city gains a considerable, lively, and usable public space. It is not just seen as a public square but is also conceived as an interchange or urban station that interacts with citizens every day. In this area, the project envisions the creation of a triangular covering, which at the lower part will serve as a shelter for the bus/tram station and will carry other public functions such as bicycle parking on two levels or ticketing, information, and automatic services. In the upper part, this covering turns into a green space and transforms into a connecting node of the bicycle track system, which, on one side, connects both sides of the large ring road with the western roundabout and Kashar's promenade and, on the other side, enables the connection of this system with public transport.


Clearly, our idea is to create urban conditions for promoting a combined mode of transportation with bicycles and public vehicles to connect the municipality with Tirana and the surrounding areas. Bicycle parking is designed to be daily and will serve this metropolitan area. Meanwhile, the bicycle track is conceived not only as the protagonist of the urban scene in solving its basic problems but has also become the "leitmotif" of our work. This track, structurally, is partly supported and partly suspended. It consists of modular monodimensional steel elements that are embedded in the form of fish scales in the triangular axis, which is supported or tensioned according to a scheme dictated by structural requirements. This track, along with the urban system it creates around it, will be the true symbol of Kashar's gateway, reflecting all the urban complexity of the area and the challenges and project responses of the designers as future predictors. It ends with a panoramic descent into the western roundabout of the competition area and then connects to the bicycle tracks planned by the local plan. The roundabout will become a mini-park above the road elevation but also below it, conceived as a resting moment. Here, the passerby, in those few moments of respite that modern metropolitan life allows, can admire the landscaping designed in the roundabout and a reduced urban clock in its most elementary form, which is part of the competition requirements but, in our concept, deliberately and provocatively, is not the protagonist of the urban scene.


In the history of world architecture and urban planning, it is true that urban clocks, just like church bells or obelisks, have marked the centers of many cities, including Albanian ones, from afar. They are undoubtedly admirable symbols of cities, including Rome, Paris, London, Durres, Tirana, and Shkodra, among others. However, they are part of history, and history cannot be bought or sold. Furthermore, the current urban reality, especially that of a municipality like Kashar, built rapidly, chaotically, and without any identity, cannot create or borrow its historical foundation. This would be self-deception, and for the area, it would translate into a profound.

4 users love this project
Comments
    comment
    user
    Enlarge image

    Projekti i propozuar nga ana e grupit tonë të punës përbëhet nga katër etapa kryesore të cilat krahas arritjes së objektivit final, shpalosin dhe gjithë linjën filozofike dhe konceptuale të ndërhyrjes. 1. Analiza 2. Objektivat 3. Vizioni 4. Projekti Analiza Idea e projektit të paraqitur nga ana e grupit tonë projektues është kristalizuar përmes njohjes së territorit dhe një vëzhgimi analitik...

    Project details
    • Year 2013
    • Work started in 2013
    • Work finished in 2013
    • Main structure Steel
    • Cost 1.6 milioni euro
    • Status Competition works
    • Type Parks, Public Gardens / Urban Furniture / Bus Stations / Bridges and Walkways / Cycle Paths
    Archilovers On Instagram
    Lovers 4 users