Rikonstruksioni i Obeliskut te Zidollit (Skanderbeg) | Enea Papa

Kruje / Albania / 2012

2
2 Love 1,711 Visits Published
Projekti per rikonstruksionin e Obeliskut te Zidollit eshte hartuar duke kaluar ne tre faza kryesore: Faza e pare eshte marre me rilevimin e gjendjes ekzistuese, sigurimin e projektit origjinal nga arkiva e urbanistikes se Bashkise Kruje dhe mbledhjen e gjithe informacionit te nevojshem ne lidhje me historikun e tij dhe me ndryshimet e modifikimet e bera ne kohe. Ne vija te pergjithshme Obelisku i Betejes se Zidollit te 24.04.1467, periudhe kjo ndermjet rrethimit te II dhe te III te Krujes, eshte ndertuar ne nder te Skenderbeut per fitoret kunder ushtrise se Ballaban Pashes qe mbante te rrethuar Krujen dhe ushtrive qe vinin ne ndihme te tij. Faza e dyte e studimit eshte perqendruar ne evidentimin e problematikave dhe te pjeseve te demtuara te lapidarit. Faza e trete eshte ajo e sintezes dhe e propozimit projektual me qellim rikonstruksionin dhe sjelljen e lapidarit ne vemendje te vizitoreve. Projekti parashikon fillimisht sistemimin e shkallares qe lidh rrugen kryesore me lapidarin. Per kete ne projekt eshte parashikuar ndertimi i nje muri mbajtes me seksion te ndryshueshem dhe me thyerje ne forme bedenash. Muri eshte menduar te realizohet ne njeren ane te shkallares me gur te zones ne linje me peisazhin e Krujes. Ne anen e brendshme muri shoqerohet me nje korrimano metalike Ø6 e cila eshte parashikuar te lyhet me boje fosforeshente duke bere te mundur evidentimin e siluetes naten. Sa i takon lapidarit, projekti parashikon si fiilim shtrimin e sheshit me gur "porfido" te zones, suvatimin dhe lyerjen e rrethimit (mini bedenat), pastrimin e lapidarit nga suvatimi ekzistues i degraduar dhe risuvatimi si dhe veshja me gur te zones te nje pjese te tij. Nderkohe eshte parashikuar vendosja e nje pllake bronxi sipas dekorit origjinal si dhe nje instalacion dekorativ simbolik ne pjesen e siperme te tij. Ajo qe ndoshta eshte me e rendesishme ne kete nderhyrje eshte idea e evidentimit te ketij lapidari dhe ne oret e mbremjes. Lapidari ndodhet ne nje vend strategjik mjaft te dukshem nga rruga kryesore dhe projekti kerkon te evidentoje kete simbol duke i paraprire hyrjes ne qytet. Per kete, projekti pa dashur te krijoje nje fature te perhershme te energjise elektrike, ka parashikuar nje sistem ndricimi me panele fotovoltaike. Paneli do te jete i pajisur me sensor, do te ndizet automatikisht ne muzg dhe do fiket pas disa ores sipas deshires nepermjet nje programatori. ark. Enea Papa
2 users love this project
Comments
    comment
    user
    Enlarge image

    Projekti per rikonstruksionin e Obeliskut te Zidollit eshte hartuar duke kaluar ne tre faza kryesore: Faza e pare eshte marre me rilevimin e gjendjes ekzistuese, sigurimin e projektit origjinal nga arkiva e urbanistikes se Bashkise Kruje dhe mbledhjen e gjithe informacionit te nevojshem ne lidhje me historikun e tij dhe me ndryshimet e modifikimet e bera ne kohe. Ne vija te pergjithshme Obelisku i Betejes se Zidollit te 24.04.1467, periudhe kjo ndermjet rrethimit te II dhe te III te Krujes,...

    Project details
    • Year 2012
    • Work started in 2012
    • Work finished in 2012
    • Contractor Keshilli i Qarkut Durres
    • Cost 7000
    • Status Completed works
    • Type Monuments
    Archilovers On Instagram
    Lovers 2 users