Review of 'urban planning ,coastal area ' | Drini Berati

Rishikimi i studimit urbanistik te zones turistike 'GOLEM' Kavajë / Albania / 2010

4
4 Love 1,631 Visits Published
Zona turistike, si e gjithe zona, karakterizohet nga plazhi i gjere ranor dhe brez i gjere me pyll pishe, kryesisht pishe e bute. Zona turistike e Golemit eshte pjese e zones bregdetare te rajonit qendror Durres – Vlore, te percaktuara ne Studimin e Administrimit te Zones Bregdetare, nenzone e tij. Studimi i zones turistike te Golemit parashikon te zhvilloje nje zone turistike te nivelit te mesem. Studimi propozon zhvillimin e kapaciteteve te perqendruara turistike qe i pergjigjet kerkesave te turizmit masiv te mbeshtetur ne : • plazhin e hapur e te gjate te shoqeruar me drure pishe; • hapesiren e mjaftueshme per ndertimin e kapaciteteve te medha akomoduese; • mundesine e zhvillimit te turizmit te organizuar ne vendbanimet turistike. Ne kete studim propozohet zhvillimi i strukturave turistike te fshatrave turistike, forma e apartamenteve te pushimit e cila siguron edhe kapacitetin me te madh dhe qe i jep kesaj zone karakterin masiv turistik. Forma e trete e propozuar ne studim per zhvillimin e turizmit eshte ajo e hoteleve dhe rezidencave te pushimit. Studimi percakton normen : • 150 – 200 pushues per hektare ne zonat e percaktuara per zhvillimin e strukturave turistike te rezidencave turistike dhe fshatrat turistike. • 300 deri 400 pushues per hektare ne zonat e percaktuara per zhvillimin e apartamenteve te pushimit. Zona turistike e Golemit ne Studimin e Administrimit te Zones Bregdetare ne rajonin qendror turistik, nuk percaktohet si zone ambientalisht e ndieshme. Por natyrisht kjo zone ka vlera te medha ambientale te evidentuara nga pylli i gjere me pisha qe e pershkon gjithe zonen ne drejtimin Veri-Jug e qe mund te konsiderohet si zone e mbrojtur natyrore. Per kete arsye ndertimet me intensitet e dendesi te madhe jane parashikuar te vendosen ne zonat ambientalisht me pak te ndieshme te brezit bregdetar sic jane zonat fundore mbas pyllit te pishave e ne brezin paralel me rrugen nacionale. Kapaciteti – 36 045 pushues, nga te cilet 26 045 jane pushues rezident dhe 10 000 jane pushues ditore te zonave te banuara qe rrethojne plazhin,si Kavaja,Golemi dhe fshatrat qe perbejne kete komune si dhe pushesit qe shryteyojne trasportin hekurudhore dhe ate personal per pushime ditore ne plazh. Dendesia bruto = 102 pushues per hektare. Norma 100 – 110 pushues per hektare. Me qellim te krijimit te kushteve te mira te funksionimit te zones turistike ne procesin e zbatimit gradual studimi propozon te respektohen : - Zbatimi i strukturave turistike te parashikuara sipas studimit ; - Zbatimi i kritereve, normave dhe rregullave te percaktuara ne studim dhe rregulloren e zbatimit te tij ; - Respektimi i kapaciteteve te strukturave te ndryshme te percaktuara ne studim ne menyre qe te mos kalohet kapaciteti prej 36 045 pushues i zones ; - Krahas investimeve per ndertimin e strukturave turistike te investihet ne realizimin e rrjetit rrugor,i cili per rruget qe jane pingule me detin,te shkikojne ate per te krijuar koridore ajrore por dhe pamje direkte ne te,si dhe te krijohen mundesite per mjetet e thjeshta si bicikleta dhe per kembesoret qe te kene korsite e tyre, parkimeve)nentoke dhe mbitoke) dhe infrastrukturen e plote nentokesore ; - Realizimi i strukturave turistike vetem mbi bazen e studimeve pjesore urbanistike te hartuara mbi bazen e kritereve te percaktuara per cdo zone ne vecanti dhe respektimi i kapaciteteve mbajtese te zones . . Mobilimi i zones turistike me te gjithe strukturen e nevojshme,lojra,sherbime,parqe,miniport jahtesh,pontile,lulishte dhe zona pushimi,duke e cveshur nga ndertimet me leje dhe pa leje,te gjithe zonen nga rera deri tek rruga paralele,ku kemi parashikuar prqet e lojrave per te rritur dhe femije,lokale nje katesh sherbimesh,lulishte dhe korsi bicikletash dhe kembesoresh.Po keshtu kemi shtuar zonen e gjelber ,sidomos lulishte me gjelberim te ulet qe te mos pengojne pamjen e detit.Po keshtu rruga paralele do te jete me orare te kontrolluar,per te mos ngarkuar zonen e pushimit ,reren dhe detin me zhurma,apo tymrat e mjeteve Eshte realizuar me ndertime te strukturave turistike si : - Apartamente pushimi; - Hotele; - Rezidenca pushimi; - Fshatra turistike. - Resorte turistike Ne rreth 60% te territorit pa parashikuar :  Eshte realizuar pjeserisht rrjeti rrugor;  Nuk jane realizuar zonat sportive;  Nuk eshte realizuar rrjeti i kanalizimit;  Nuk eshte respektuar kapaciteti i sejciles parcele;  Nuk jane realizuar parkimet e perqendruara;  Nuk eshte respektuar lartesia e kateve. Mangesite nga zhvillimi deri tanishem • Mungesa te medha ne realizimin e rrjetit rrugor te parashikuar ne studimin urbanistik te zones. • Mungesa te medha ne ndertimin e infrastruktures inxhinjerike nentokesore. • Tregues te larte te ndotjes per mungese te rrjetit nentokesor te kanalizimeve te ujrave te ndotura. • Ndertime te realizuara me leje ndertimi te leshuara jo konform akteve ligjore ne fuqi. • Ndertime te realizuara me shkelje te lejeve te ndertimit ne lidhje me shtimin e numrit te kateve ose te siperfaqes se ndertimit. • Ndertime te realizuara me shkelje te lejes se ndertimit lidhur me sudimet pjesore urbanistike mbi bazen e te cilave jane leshuar keto leje. • Ndertime te realizuara pa leje ndertimi. • Mos respektim nga zhvilluesit e statusit te zonave te fshatrave turistike duke i kthyer ndertimet e tyre per rezidenca pushimi. Lidhur me problematikat e konstatuara ne territorin e marre ne shqyrtim PROJEKT parashtron per studimin e integruar te zones shqyrtimin dhe zgjidhjen: 17.4.1 Levizja ne rrugen nacionale te shpejtesise Durres - Kavaje Segmenti i rruges nacionale nga zona e Plepave e deri ne Golem, qe pershkon zonen, paraqitet nga segmentet me te ngarkuara me trafik ,mbasi eshte aksi kryesore lidhes Veri Juge,por edhe per faktin se jemi prane Portit te Durresit,si dhe qe popullsia e vendit ne tendencen e deri tanishme per migrim ,ka zgjedhur kete zone per tu vendosur.Ndertimi i Autostrades Durres Rrogozhine,e ka shmangur ne nje fare mase perplasjen e trafikut te pushuesve me mjetet e trasportit apo ato tranzit,por shtron problematiken se pothuajse gjate gjithe vitit per arsye te zhvillimeve te apartamenteve te pushimit, rezidencave te pushimit e te hoteleve ne zonat turistike te shkembit te Kavajes dhe zones turistike te Golemit.,trafiku eshte i larte,si i mjeteve qe futen ne yone e pushimit por dhe i atyre qe largohen,pra Frekuentimi i ketyre zonave nga poseduesit e apartamenteve dhe rezidencave te pushimit si dhe te hoteleve shkakton nje bllokim te trafikut ne kete segment dhe here pas here, per arsye te fluksit te madh, behet shkak i aksidenteve. Veçanerisht me problematike eshte levizja ne kete segment ne periudhen e veres ku dhe frekuentimi eshte me i madh. Per te zgjidhur kete problem, me qellim qe te ndaje trafikun ne drejtim te zonave turistike dhe atij qe del propozohet plotesimi I rruges paralele me rrugen nacionale, ne anen Perendimore te saj,me korsi mjetesh bicikleta dhe trotuare per kembesoret Seksioni i kesaj rruge do te jete me dy korsi kalimi mjetesh , 1 korsi bicikletash(2m) dhe te trotuarit (180-240cm)dhe ,ndertimi i nenkalimeve qe edhe aksi paralel mbas hekurudhes te lidhet me kete aks per ta ndare trafikun ne hyres,aksi nga deti,dhe dales aksi mbi hekurudhe. Perveç se do te jete nje rruge per qarkullimin e mjeteve qe do te kene destinacion zonat turistike te Shkembit te Kavajes, Golemit dhe Karpenit, kjo rruge do te sherbeje edhe per organizimin e levizjes ne zhvillimet aktuale te zones mbas hekurudhes si dhe ne ato te priteshmet,zona ne te cilat jane bere investime te konsiderueshme mbeshtetur ne aksesin e detit,por qe jane ngurtesuar nga ndertimi i autostrades. Me realizimin e ketyre dy rrugeve trafiku tranzit ndahet nga ai per ne drejtim te zonave turistike. Ne kete menyre evitohet bllokimi i rruges nacionale por ve ne kushte mjaft te mira edhe qarkullimin ne zonat turistike, strukturat e te cileve jane per nje turizem masiv. Gjithashtu keto zona kane frekuentim te madh edhe nga pushues ditor dhe te rastesishem per arsye te afersise me qytetin e Tiranes, Durresit dhe Kavajes si dhe te infrastruktures rrugore te realizuar. Kalimi i rruges se shpejtesise se bashku me hekurudhen mes per mes zones, ne drejtimin Veri – Jug, ben nje ndarje mjaft te forte te te dy zonave per komunikimin e mjeteve ashtu dhe te kembesoreve. Ky komunikim eshte i rendesishem lidhur me zhvillimet e strukturave turistike te realizuara ne territoret mbas hekurudhes. Per realizimin e ketij komunikimi propozohen qe, se bashku me rrjetin rrugor, te studiohen edhe kryqezimet ne formen e nyjeve. Nisur nga situatat ekzistuese studimet qe jane ne proçes realizimi si dhe zhvillimet e priteshme propozohen tre kategori kryqezimesh. Ne kategorine e pare jane kryqezimet me mbikalime dhe nenkalime qe do te lidhin te dy anet e levizjes, rrugen nacionale dhe zonat perkatese. Ketu do te kalojne automjete te vogla dhe te medha. Ne kategorine e dyte jane mbikalime vetem per automjete te vogla me parametra teknik minimal qe do te lidhin te dy anet e levizjes por jo me rrugen nacionale. Ne kategorine e trete jane mbikalime ose nenkalime kembesoresh qe do te lidhin te dy anet e zones turistike. Pozicioni i tyre i sakte do te jete objekt i vecante studimi. Po keshtu edhe zgjidhja e tyre do te behet me projekt ne mbeshtetje te te dhenave te nevojshme per hartimin e ketyre projekteve.
4 users love this project
Comments
    comment
    user
    Enlarge image

    Zona turistike, si e gjithe zona, karakterizohet nga plazhi i gjere ranor dhe brez i gjere me pyll pishe, kryesisht pishe e bute. Zona turistike e Golemit eshte pjese e zones bregdetare te rajonit qendror Durres – Vlore, te percaktuara ne Studimin e Administrimit te Zones Bregdetare, nenzone e tij. Studimi i zones turistike te Golemit parashikon te zhvilloje nje zone turistike te nivelit te mesem. Studimi propozon zhvillimin e kapaciteteve te perqendruara turistike qe i pergjigjet kerkesave...

    Project details
    • Year 2010
    • Work started in 2010
    • Work finished in 2010
    • Status Completed works
    • Type Parks, Public Gardens / Waterfront / Landscape/territorial planning
    Archilovers On Instagram
    Lovers 4 users